
“Shtëpia e Lumtur” është përralla e parë e koleksionit “Përrallat e Shtëpisë së Lumtur” me 30 përralla për fëmijë dhe të rritur.
“Shtëpia e Lumtur hap derën e saj. Përrallat e falënderojnë atë për ngrohtësinë e saj. Një nga një, ato hapin krahët e tyre plot me ngjyra të ylberta dhe ngrihen në Qiellin e madh blu. . . .”
Kjo histori e bukur dhe e mençur ka të bëjë me Shtëpinë e Lumtur, banorët e tij, fqinjët dhe për të gjithë ne që jetojmë në Tokën tonë. . . .
Mirësevini në Shtëpinë e Lumtur, aty ku jetojnë Përrallat!
Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to DearFlip WordPress Flipbook Plugin Help documentation.

Në Botën tonë, ekziston një shtëpi e mahnitshme me dritare me sy të mëdhenj. . . . Kjo shtëpi është e lumtur! Pse? Ndoshta sepse ata që e ndërtuan dikur dhe shikonin Botën me një sy të lumtur.

Shtëpia e Lumtur është e vendosur në një kodër, aty pranë është një livadh dhe pak më tej pas liqenit fillon pylli. Ajo ka shumë fqinjë! Ata janë shumë miqësorë!

Kur vjen Pranvera, Shtepia e Lumtur pëlqen të ngrohë muret e saj në Diell. Ajo kënaqet duke dëgjuar zogjtë teksa këndojnë dhe duke parë gjethet e reja teksa shfaqen dhe rriten nëpër pemë.

Kur vjen Vera, Shtëpia e Lumtur pëlqen të nuhasë aromën e luleve shumëngjyrëshe, të shikojë Fluturat e bukura që fluturojnë në livadh dhe të dëgjojë Gjinkallat duke luajtur violinën e tyre të vogël jeshile.

Shtëpia e Lumtur gjithashtu e do edhe Vjeshtën. Asaj i pëlqen të thithë aromën e mrekullueshme të mollëve të sapopjekura. I pëlqen të dëgjojë pikat e shiut që bien në çatinë e saj dhe të shikojë gjethet në pemë teksa ndryshojnë ngjyrën.

Kur vjen Dimri, Shtëpisë së lumtur i pëlqen të ndjejë ajrin e freskët e të ftohtë. Ajo dëgjon heshtjen dhe shikon teksa flokët e bardha të borës mbulojnë gjithçka.

Në këtë Shtëpi të Lumtur jetojnë Përralla. . . . Po, po! Perralla! Ju do të shihni Përralla, ku është e Bukura. . . . Sa të bukura janë! Ata duken si zogj të mrekullueshëm, të ndritshëm, që këndojnë. Krahët e tyre shkëlqejnë në Diell me të gjitha ngjyrat e ylberit. Ato janë të gjitha kaq të ndryshme: të mëdha dhe të vogla, gazmore dhe serioze. Përrallat shfaqen në Shtëpinë e Lumtur çdo natë dhe, sapo fillon dita, ato fluturojnë larg. Ku? Aty ku nevojiten. . . .

Nga janë ato? Kush e di? As Shtëpia e Lumtur gjithashtu nuk e di: ato thjesht janë!
Përrallat mbërrijnë, në formë rrethi nga Qielli si zogj shumëngjyrësh. Vetëm krahët e tyre shkëlqejnë. . . .
Çdo mbrëmje, Përrallat mblidhen përsëri në Shtëpinë e Lumtur. Ato zbresin në verandë me kujdes. Shtëpia e Lumtur përshëndet Përrallat me dashamirësi dhe buzëqesh me mendime duke kujtuar diçka të thellë brenda.

Shtëpia e Lumtur u servir Përrallave çaj tu ngrohtë me aromë, fruta dhe bukë me reçel tu shijshëm molle. Shtëpia e Lumtur i mban Përrallat ngrohtë dhe komode. Ajo kujdeset për ta dhe dëgjon me vëmendje: “Çfarë mund tu nevojitet?”

Përrallat e duan Shtëpinë e Lumtur!
Ato kujdesen për të dhe ndajnë historitë e tyre të mrekullueshme dhe të mira për Botën tonë. Shtëpisë së Lumtur i pëlqen t’i dëgjojë ato. Edhe minjtë e vegjël, të cilët gjithashtu jetojnë në Shtëpinë e Lumtur, që zakonisht u pëlqen të qeshin dhe shushurijnë, heshtin dhe dëgjojnë. . . .

Erës gjithashtu i pëlqen të dëgjojë Përrallat dhe ndonjëherë luan një melodi të butë në oxhak që të gjithë ta shijojnë.

Kur vjen nata dhe yjet e mëdhenj dhe të vegjël shfaqen në Qiell, duke u bërë gradualisht gjithnjë e më të shndritshëm, Shtëpia e Lumtur mbulon me kujdes Përrallat me një batanije të butë dhe të ngrohtë.

Kur të gjithë janë në gjumë, Shtëpia e Lumtur pëlqen të shikojë Qiellin e mrekullueshëm me yje, dhe më pas ajo u kërkon yjeve dhe Resë së Butë t’u japin të gjithëve nën çatinëe saj ëndrra magjike të lumtura.

Në mëngjes, sapo shfaqen rrezet e para të Diellit, Përrallat mblidhen së bashku për të nisur rrugën. . . .

Shtëpia e Lumtur hap derën e saj. Përrallat e falënderojnë atë për ngrohtësinë e saj. Një nga një, ato hapin krahët e tyre të ndezura me ngjyra të ylberta dhe ngrihen në Qiellin e madh blu. . . .
Shtëpia e Lumtur nuk e di se ku po fluturojnë dhe kur do të kthehen. Ajo thjesht shikon Qiellin me sytë e saj të mëdhenj e të mirë dhe pret.

Shtëpia e Lumtur përshëndet Përrallat dhe, në fillim të një dite të re, ajo i dërgon përsëri ato në udhëtim. Fluturoni Përralla nëpër Botë! Duke prekur butësisht krahët tuaj në zemrat tona, duke mbështetur dritën e Dashurisë në të gjithë Tokën tonë. . . .

