“Shtëpia e Lumtur” është përralla e parë e koleksionit “Përrallat e Shtëpisë së Lumtur” me 30 përralla për fëmijë dhe të rritur.
“Shtëpia e Lumtur hap derën e saj. Përrallat e falënderojnë atë për ngrohtësinë e saj. Një nga një, ato hapin krahët e tyre plot me ngjyra të ylberta dhe ngrihen në Qiellin e madh blu. . . .”
Kjo histori e bukur dhe e mençur ka të bëjë me Shtëpinë e Lumtur, banorët e tij, fqinjët dhe për të gjithë ne që jetojmë në Tokën tonë. . . .
Mirësevini në Shtëpinë e Lumtur, aty ku jetojnë Përrallat!



Në Botën tonë, ekziston një shtëpi e mahnitshme me dritare me sy të mëdhenj. . . . Kjo shtëpi është e lumtur! Pse? Ndoshta sepse ata që e ndërtuan dikur dhe shikonin Botën me një sy të lumtur.

Shtëpia e Lumtur është e vendosur në një kodër, aty pranë është një livadh dhe pak më tej  pas liqenit fillon pylli. Ajo ka shumë fqinjë! Ata janë shumë miqësorë!

Kur vjen Pranvera, Shtepia e Lumtur pëlqen të ngrohë muret e saj në Diell. Ajo kënaqet duke dëgjuar zogjtë teksa këndojnë dhe duke parë gjethet e reja teksa shfaqen dhe rriten nëpër pemë.

Kur vjen Vera, Shtëpia e Lumtur pëlqen të nuhasë aromën e luleve shumëngjyrëshe, të shikojë Fluturat e bukura që fluturojnë në livadh dhe të dëgjojë Gjinkallat duke luajtur violinën e tyre të vogël jeshile.

Shtëpia e Lumtur gjithashtu e do edhe Vjeshtën. Asaj i pëlqen të thithë aromën e mrekullueshme të mollëve të sapopjekura. I pëlqen të dëgjojë pikat e shiut që bien në çatinë e saj dhe të shikojë gjethet në pemë teksa ndryshojnë ngjyrën.

Kur vjen Dimri, Shtëpisë së  lumtur i pëlqen të ndjejë ajrin e freskët e të ftohtë. Ajo dëgjon heshtjen dhe shikon teksa flokët e bardha të borës mbulojnë gjithçka.

Në këtë Shtëpi të Lumtur jetojnë Përralla. . . . Po, po! Perralla! Ju do të shihni Përralla, ku është e Bukura. . . . Sa të bukura janë! Ata duken si zogj të mrekullueshëm, të ndritshëm, që këndojnë. Krahët e tyre shkëlqejnë në Diell me të gjitha ngjyrat e ylberit. Ato janë të gjitha kaq të ndryshme: të mëdha dhe të vogla, gazmore dhe serioze. Përrallat shfaqen në Shtëpinë e Lumtur çdo natë dhe, sapo fillon dita, ato fluturojnë larg. Ku? Aty ku nevojiten. . . .

Nga janë ato? Kush e di? As Shtëpia e Lumtur gjithashtu nuk e di: ato thjesht janë!
Përrallat mbërrijnë, në formë rrethi nga Qielli si zogj shumëngjyrësh. Vetëm krahët e tyre shkëlqejnë. . . .
Çdo mbrëmje, Përrallat mblidhen përsëri në Shtëpinë e Lumtur. Ato zbresin në verandë me kujdes. Shtëpia e Lumtur përshëndet Përrallat me dashamirësi dhe buzëqesh me mendime duke kujtuar diçka të
thellë brenda.

Shtëpia e Lumtur u servir Përrallave çaj tu ngrohtë me aromë, fruta dhe bukë me reçel tu shijshëm molle. Shtëpia e Lumtur i mban Përrallat ngrohtë dhe komode. Ajo kujdeset për ta dhe dëgjon me vëmendje: “Çfarë mund tu nevojitet?”

Përrallat e duan Shtëpinë e Lumtur!
Ato kujdesen për të dhe ndajnë historitë e tyre të mrekullueshme dhe të mira për Botën tonë. Shtëpisë së Lumtur i pëlqen t’i dëgjojë ato. Edhe minjtë e vegjël, të cilët gjithashtu jetojnë në Shtëpinë e Lumtur, që zakonisht u pëlqen të qeshin dhe shushurijnë, heshtin dhe dëgjojnë. . . .

Erës gjithashtu i pëlqen të dëgjojë Përrallat dhe ndonjëherë luan një melodi të butë në oxhak që të gjithë ta shijojnë.

Kur vjen nata dhe yjet e mëdhenj dhe të vegjël shfaqen në Qiell, duke u bërë gradualisht gjithnjë e më të shndritshëm, Shtëpia e Lumtur mbulon me kujdes Përrallat me një batanije të butë dhe të ngrohtë.

Kur të gjithë janë në gjumë, Shtëpia e Lumtur pëlqen të shikojë Qiellin e mrekullueshëm me yje, dhe më pas ajo u kërkon yjeve dhe Resë së Butë t’u japin të gjithëve nën çatinëe saj ëndrra magjike të lumtura.

Në mëngjes, sapo shfaqen rrezet e para të Diellit, Përrallat mblidhen së bashku për të nisur rrugën. . . .

Shtëpia e Lumtur hap derën e saj. Përrallat e falënderojnë atë për ngrohtësinë e saj. Një nga një, ato hapin krahët e tyre të ndezura me ngjyra të ylberta dhe ngrihen në Qiellin e madh blu. . . .
Shtëpia e Lumtur nuk e di se ku po fluturojnë dhe kur do të kthehen. Ajo thjesht shikon Qiellin me sytë e saj të mëdhenj e të mirë dhe pret.

Shtëpia e Lumtur përshëndet Përrallat dhe, në fillim të një dite të re, ajo i dërgon përsëri ato në udhëtim. Fluturoni Përralla nëpër Botë! Duke prekur butësisht krahët tuaj në zemrat tona, duke mbështetur dritën e Dashurisë në të gjithë Tokën tonë. . . .